Ç’po ndodh këtu?! Që Albi u mahnit nga Klaudia e kuptojmë, por ky dedikim nga ai na erdhi i papritur fare!
Klaudia Pepa mori pjesë në videoklipin e Giulia Luzi dhe Samuel Storm, “ Mon Amour”, ku shkëlqeu me prezencën e saj, teksa kënga pritet të kthehet në një hit përtej Adriatikut.
Sikundër e dimë tashmë Klaudia, ka korrur goxha sukses në vendin fqinj, dhe me paraqitjen e saj të fundit ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave vendase, të cilat kanë shkruar fjalët më të mira për balerinën shqiptare.
Po ashtu, mbështetja ka qenë e madhe edhe nga miqtë e Klaudias në rrjetet sociale, ku neve na tërhoqi vëmendje postimi në Instastory që kishte bërë ish-bashkëshorti i saj Albi Nako.
Koreografi i mirënjohur ka postuar një foto të videos në Instagram ku shihet ajo duke performuar, teksa e ka quajtur atë “Mbretëreshë”.
Sikundër na e kanë dëshmuar edhe herë të tjera, çifti ruan një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, mirëpo ky koment i Albit na erdhi pak papritur.
Epo, ç’tju themi, njerëz të civilizuar.
Kujtojmë se Klaudia pas divorcit nisi një jetë të re në Itali, ndërsa Albi u diskutua gjerë e gjatë për lidhjen me Alba Hoxhën, me të cilën sic thuhet u nda në fund të majit, ndonëse cifti asnjëherë nuk e pranoi lidhjen publikisht.
Sipas asaj që thuhet lart e poshtë, çifti i dha fund romancës për shkak të prindërve të Albit, të cilët kanë qenë kundër lidhjes.