Çmime “marramendëse”! Ja sa kushtojnë veshjet e Françeskës në “prime”-t e BBV3 (FOTO)

Françeska Murati është një prej konkurrenteve më të përfolura në Big Brother Vip 3. Ajo tërheq vëmendje me paraqitjen elegante dhe veshjet e zgjedhura me kujdes në çdo “prime”.

Por së fundmi, në mediat sociale janë publikuar çmimet e kripura të veshjeve të Françeskës.

Të dukurit bukur, për të mesa duket kushton shtrenjtë. Kjo sipas përllogaritjeve që i kanë bërë ndjekësit në rrjetet sociale, një veshje e Françeskës mund të shkojë mbi 5 mijë euro.

Më poshtë janë edhe çmimet e fustaneve dhe aksesorëve luksozë të “garderobës” së Françeskës sipas iconstyle.

voxnews.al