
Çmendet Drake; vendos bast marramendës për fitoren e kësaj skuadre!
Reperi i njohur Drake është një fans i madh i basteve, ku shpeshherë vendos shuma të çmendura gjatë ndeshjeve të ndryshme.
Së fundmi, reperi ka postuar në rrjetet sociale një foto ku tregon se ka vendosur 300 mijë dollarë, për fitoren e Kanadasë kundër Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.
Ndeshja është luajtur dhe ka fituar Argjentina me rezultatin 2-0, e cila është gjithashtu finalistja e parë e këtij kampionati.
Por nëse do të fitonte Kanadaja, Drake do të merrte në këmbim plot 2 milionë e 880 mijë dollarë.
Bordo