‘Çmenden’ fansat, Fero dhe Arbenita i japin fund lidhjes papritur

Fero dhe Arbenita Ismajli bënë publike lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe kur të gjithë menduan se gjërat po bëheshin familjare, reperi dhe modelja i kanë dhënë fund lidhjes.

Fero-2

Ditën e sotme, Fero ka shkruar në ‘Instastory’ një status ku pranon se që tani është beqar, madje ka fshirë të gjitha fotot me Arbenitën nga profili i tij. “U zgjova këtë mëngjes. Çkemi vajza, që sot e tutje jam sërish beqar”, ndërsa Arbenita ka reaguar duke publikuar një foto me një ‘emoji’ që qesh.

Fero-3

Ende nuk dihet arsyeja e ndarjes së çiftit, megjithatë presim të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, pasi kjo mund të jetë dhe një zënkë e zakonshme çiftesh./revistawho.com