Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha kapen mat, çifti shkëmbejnë puthje e ledhatime në kafe

 

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti Alban Hoxha janë bashkë. Pas deklaratave të sikletshme të Çiljetës në programin e Rudina Magjistarit dhe të Albanit sot në studion e “Wake Up”, fotot e para që u publikuan nga “syri.net” dëshmojnë se ata janë çift. Dy të dashuruarit janë kapur mat dje në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon prej dy vitesh. Ata nuk e fshehin më, pasi gjatë kohës që kanë qëndruar në këtë ambient publik, kanë shkëmbyer puthje e ledhatime në kafe. Portieri i “Partizanit” dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm. Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po rrit vetë fëmijën që kur bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pas lindjes.