Çiljeta në pritje të ëmbël? Videoja me barkun e rrumbullakosur ngre dyshime!
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga prej vitesh po shijon një histori shumë të bukur dashurie me futbollistin Alban Hoxha. Së fundmi në mediat sociale po flitet se çifti së shpejti do të bëhen prindër të një fëmije të parë së bashku.
Aludimet kanë nisur pasi Çiljeta ka publikuar një video në TikTok, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Nuk dihet nëse vërtet është shtatzënë apo thjesht është shëndoshur, por komentet kanë qenë të shumta, ndaj na mbetet të presim nëse vetë këngëtarja do të konfirmojë lajmin e ëmbël.
Çiljeta është nënë e një djali nga një marrëdhënie që ka patur më herët, dhe gjithashtu edhe Albani baba i një djali, dhe ky do të jetë fëmija i parë që ata do të kenë me njëri-tjetrin. Këngëtarja vazhdimisht ka treguar se edhe me djalin e Albanit ka marrëdhënie shumë të mirë duke i cilësuar të dy djemtë si të sajit.
Kujtojmë që këngëtarja e njohur prej kohësh ka vendosur mos të jetë shumë aktive në muzikë dhe rrallë publikon projekte të reja, duke qenë e përkushtuar më tepër te familja e saj.
Bordo