Çifti i aktorëve që fituan “Dance with me” pranojnë se nuk u shpërblyen me para

Eni Jani dhe Genc Fuga në dhjetor të vitit të kaluar rrëmbyen kupën e spektaklit të famshëm “Dance with me”. Të ftuar së bashku në emisionin “Trokit” që transmetohet në InTv, ata kanë bërë të qartë që ndonëse fituan, nuk patën një shpërblim monetar.“Asnjëherë nuk është thënë që në fund të garës, fituesi do të marrë lekë.

Genc-Fuga-2

Ne kemi marrë 1 milionë lekë të vjetra sa herë kemi fituar kupën”, u shpreh Eni. Gjithsej ata fituan 4 kupa gjatë kompeticionit pra arritën të siguronin 4 milionë lekë të vjetra. “E kam shijuar dhe jam kënaqur jashtë mase atë periudhë sidomos periudhën e provave, sepse mua më pëlqen shumë kërcimi, por nuk është thënë kurrë që ka një x shifër për fituesin. Nuk më duket e drejtë fare, madje e kam kundërshtuar. Por kemi rënë dakord me ato kushte, sepse këtë gjë nuk e morëm vesh rrugës, për të qenë të drejtë. Hymë për ta shijuar”./Lapsi.al