Çift apo tek s’ka rëndësi, vajzat e njohura nxjerrin asetet në prag të dimrit
Moderatorja, aktorja dhe këngëtarja Klea Huta së fundi mori vëmendjen e mediave pasi deklaroi lidhjen me kantautorin, Elgit Doda. Të dy artistët e dhanë mesazhin me anë të një fotoje, ndërsa Giti puthte Klean në ballë, duke konfirmuar kështu thashethemet se mes tyre kishte nisur një histori e bukur. Tashmë e lumtur dhe e plotësuar në dashuri Klea duket dhe shumë në formë sa i takon fizikut. Ajo ka postuar këtë foto në rrjetet sociale, ku tregon këmbët e tonifikuara. Një tjetër vajzë e dashuruar që guxoi me zhveshje në prag të stinës së ftohtë, është ish-lojtarja e “Big Brother”, Tea Zhuli. Ndërsa po shijon lidhjen e dashurisë me Krist Beckën, modelja ka realizuar një set fotosh për një markë syzesh, ku pozon pothuaj nudo. Duket se dhe për Tean këmbët janë arma e bukurisë që ajo vendos t’i ekspozojë. Një tjetër personazh që ka nxehur rrjetet sociale së fundi është Iva Aliko. Modelja i çudit të gjithë me format perfekte, të cilat i ekspozon bukur në zhveshjet artistike. Ndërkohë Xhesika Ndoja është rikthyer brune dhe shumë e palestruar në setin e ri të fotove. Me këtë pamje të re u prezantua në projektin muzikor provokues me titull “69”. Në fotot e reja duket se Xhesika vendos të ekspozojë pjesën e bustit, ndërsa pret suksesin e “69” pas atyre “Kamasutra” e “Shoqe bitch” me Kallashin.