Christian Panucci e nis nga gardërroba jetën e re në Tiranë, ia beson kostumet Altin Micit

Christian-Panucci-2

“Me Mr.Panucci-n, trajnerin e ri të Kombëtares sonë”, ishte mbishkrimi i fotos që stilisti i njohur i meshkujve VIP Altin Mici ka postuar në profilin e tij në facebook ne një foto me Christian Panuccin, pas zyrtarizimit si trajner i ri i Kombëtares së Shqipërisë. Mesa shohim Panucci e nis jetën e re në Tiranë nga gardërroba, ndërkohë që ia beson veshjet pikërisht Micit. Le të shohim se si do të duket me kostumet e stilistit shqiptar, 44 vjeçari, 1.84 i gjatë me fizikun e atletit. Christian Panucci është trajneri i tretë italian që drejton Kombëtaren pas Xhuzepe Dosenes (korrik 2002-tetor 2002) dhe Gianni De Biasit (dhjetor 2011-qershor 2017).Ish-futbollisti i njohur i Milanit, Real Madridit, Interit, etj, ka nënshkruar kontratën për të drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë deri në vitin 2020, me të drejtë rinovimi. Ai zëvendësoi kështu ish-trajnerin Gianni De Biasi, i cili dy muaj muaj më parë dha dorëheqjen. Edhe De Biasi ia kishte besuar kostumet Micit. Në një intervistë për revistën “Story” , Mici tregoi rreth eksperiencës së punës me ish-trajnerin e Ombëtares ndërsa u shpreh: “De Biasi është një person, i cili është mësuar me kostumet, dhe si një italian tipik ka shije të hollë në të veshur. Kur punoj me njerëz të tillë, puna ime bëhet edhe më e lehtë”. Le të shohim se ç’opinion do të japë Mici për trajnerin e ri sharmant, Panucci.