Chiara Ferragni dhe Fedez postojnë videon e të bijës që tregon shumë për vajzat: sa lehtë bien në dashuri

Chiara Ferragni e cila ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të këtë fundjavë në Palermo me Fedez dhe miqtë e tyre, kanë postuar një video të vajzës së vogël për të cilën thonë se ka njohur dashurinë e saj të parë.

“Vittoria është e dashuruar me Luisin”, shkruan Fedez për ndjekësit, duke shfaqur videon ku vogëlushja shfaqet në disa momente duke qeshur e në disa të tjera e ndrojtur, madje edhe qan përballë mikut të të atit.

“Dërgoji një puthje,” i thotë Fedez Luis dhe kur ai puth vajzën e vogël, ajo shkrihet së qeshuri. E ulur pranë mamasë, Chiara, ajo lëshon edhe disa britma dhe skuqet nga situata. Vittoria sapo ka mbushur një vjeç, por, siç thonë, dashuria nuk ka moshë…