Cheryl këngë për ish-ët e saj: “Bie në dashuri me çdo maskara!”

Cheryl ka publikuar një pjesë nga kënga e saj më e re “Love Made Me Do It” dhe të gjithë po flasin se i drejtohet ish-it, Liam Payne. 35-vjeçarja tregoi përmes një postimi në Instagram se kënga do të publikohet në datën 9 nëntor. Por një njoftim për shtyp për këngën, zbuloi tekstin: “Oh Zot, jam kaq e shpifur, bie në dashuri me çdo maskara. Dashuria më detyroi ta bëja… dhe do ta bëja sërish”, shkruan IconStyle. Duke folur për këngën e saj më të re, Cheryl tha: “Të gjithë ata që kanë qenë të dashuruar do të lidhen me të në një mënyrë. Është tërheqëse dhe argëtuese. Nuk është rreth një personi apo një lidhje specifike, është më shumë për mua që jam e dashuruar pas dashurisë. Thjesht e dua dashurinë!”. Këngëtarja ndërpreu karrierën e saj në muzikë në 2014-n, për t’u rikthyer tashmë pak muaj pas ndarjes nga Liam Payne, me të cilin ka dhe djalin 1 vjeç, Bear./Daily Mail

View this post on Instagram

#LoveMadeMeDoIt ❤🤷🏻‍♀️ 09.11.2018

A post shared by Cheryl (@cherylofficial) on