Charlize Theron shndërrohet në grua e rëndomtë: Kam shtuar 22 kg, jam në depresion
Charlize Theron ka shtuar plot 22 kg për të interpretuar rolin e saj “Tully” të një nëne mbipeshë me pamje të rëndomtë, gjë që e ka detyruar në shumë raste të ngrihej në orën 02:00 të natës për të ngrënë ushqime kalorike. “Dëshiroja të ndihesha si një grua e tillë ndihet realisht dhe mendoj se ishte rruga më e mirë që ta përafroja sa më shumë me rolin”, u shpreh aktorja nga Afrika e Jugut. “Dhe rezultati ishte një surprizë e madhe për mua. Rashë në depresion të thellë, sepse për herë të parë në jetën time kam ngrënë aq shumë ushqime kalorike, dhe kam pirë aq shumë sheqer. Nuk ishte dhe aq kënaqësi për mua ky rol”, zbuloi në intervitën e saj të fundit, ylli I kinemasë, Theron. Charlize tregon se 3 javët e para ishin dëfryese, por më pas gjithçka ishte shumë e vështirë për ta pranuar veten me pamjen e re.