Champions League/ Liverpooli “hakmerret” ndaj Atleticos, dygolëshi i Messit përmbys Leipzigun
Mesatare e lartë golash për ndeshje në raundin e tretë të sfidave në grupe të Championsit. Liverpooli mori një fitore të madhe 2-3 në fushën e Atleticos së Madridit, praktikisht duke siguruar kualifikimin.
Salah dhe Keita u dhanë epërsinë e dyfishtë “The Reds” në fillim të pjesës së parë, por Griezmann me dy golat e tij në minutat 20’ dhe 34’ ktheu ekuilibrat në rezultat. Francezi nga hero u shndërrua në “djall” në pjesën e dytë, pasi u ndëshkua me karton të kuq. Salah në të 76-tën shënoi golin e fitores për Liverpoolin.
Po në Grupin B Porto mposhti 1-0 Milanin me golin e Diaz, me kuqezinjtë thuajse të eliminuar nga kompeticioni, pasi kanë zero pikë në tri ndeshje.
PSG ruan kreun në Grupin A falë fitores 3-2 përballë Leipzigut. Parizienët ishin në disavantazh 1-2 deri në minutën e 67-të, pasi golit të Mbappesë i ishin përgjigjur An. Silva dhe Mukiele. Por pikërisht në këtë moment del në skenë Lionel Messi me golin e 2-2 dhe në të 74-tën shënon edhe të fitores me 11-metërsh.
Në Grupin D Reali i Madridit fitoi thellë 0-5 në fushën e Shakhtarit, ndërsa Interi fitoi 3-1 ndaj Sherifit të Tiraspolit me gola të Dzekos, Vidal dhe de Vrij. Ajaxi i Amsterdamit turpëron Borussiam e Dortmundit me rezultatin e thellë 4-0. Autogoli i Reus u pasua nga finalizimet e Blind, Antony dhe Haller.
Top Channel