Çfarë po ndodh? Benzema fshin “Instagram” “Facebook” dhe “Twitter”

Sulmuesi i Real Madrid dhe i kombëtares së Francës, Karim Benzema është zhdukur plotësisht nga rrjetet sociale në përfundim të ndeshjes së madrilenëve kundër Betisit, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të “Los Blancos”.

Fshirja e “Facebook”, “Twitter” dhe “Instagram” nga ana e futbollistit i ka habitur të gjithë, pasi ai është një përdorues mjaft aktiv në rrjetet sociale. Aq më tepër kur nga ana e futbollit gjërat po shkojnë shumë mirë si për francezin ashtu edhe për ekipin e tij, jo më kot ai sapo ka fituar titullin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA.

Arsyet e largimit të Benzema nga rrjetet sociale për momentin nuk janë zbardhur. Mund të jetë vendimi i tij që të fokusohet në vazhdimësinë e sezonit në një vit në të cilit zhvillohet edhe Kupa e Botës ose, thjesht, të ketë pësuar një problem sigurie që e ka detyruar t’i mbyllë ato.

Top Channel