Çfarë ndodhi me princeshën Diana pas divorcit?
Gjatë orëve të para të 31 gushtit 1997, Diana, princesha e Uellsit, vdiq nga plagët e marra më herët atë natë, në një aksident fatal me makinë në tunelin ”Pont de l’Alma” në Paris.
Partneri i Dianës, Dodi Fayed dhe shoferi i ”Mercedes-Benz W140”, Henri Paul, u gjetën të vdekur brenda makinës. Truproja Trevor Rees-Jones ishte i vetmi i mbijetuar nga përplasja.
Por, cilat ishin momentet kryesore të jetës së saj, pas divorcit me princin Charles, sot mbret i Anglisë?
– Pas vitesh ndarjeje, princi Charles dhe princesha Diana u divorcuan në vitin 1996, shkruan ”The Sun”.
– Në vitin 1997, princesha Diana kaloi verën e saj në jug të Francës dhe Italisë. Gjatë gushtit, ajo vizitoi Sarajevën për të nxjerrë në pah luftën kundër minave tokësore.
– Deri në fund të muajit, princesha e Uellsit dhe Dodi Al-Fayed udhëtuan në Paris së bashku. U zbulua se princesha Diana qëndroi më gjatë se sa ishte planifikuar në Paris për shkak të një mosmarrëveshje për fushatën e saj ndaj minave tokësore.
– Duke udhëtuar me një “Mercedes Benz” të zi, princesha Diana u përfshi në një aksident me makinë në tunelin ”Pont de l’Alma”, më 31 gusht 1997.
– Princesha e Uellsit vdiq në moshën 36-vjeçare.
– Funerali i saj u mbajt më 6 shtator 1997. Ndërsa arkivoli i saj bënte udhëtimin nga pallati Kensington në Westminister Abbey, princi William dhe princi Harry ecën pas nënës së tyre të ndjerë.
– Nëna e princeshës Diana, Frances Shand Kydd, dhe motrat, Jane Fellowes dhe Sarah McCorquodale, gjithashtu morën pjesë në funeral.
– Princesha e Uellsit u varros pranë shtëpisë së saj të fëmijërisë, në Althorp House
– Nëse nuk do të ishte për vdekjen e saj tragjike, princesha Diana do të ishte sot 62 vjeçe.
Ora News