
Ceremoni me 400 të ftuar/ Aktorja turke Deniz Baysal kurorëzon dashurinë me Baris Yurtcu
Aktorja e njohur Deniz Baysal dhe i dashuri i saj, Baris Yurtcu do të martohen në shtator të këtij viti. Ata kanë zgjedhur Cesme-n, si vendin ku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Sipas shtypit turk, çifti po merret personalisht me detajet e ceremonisë martesore. Dasma e tyre do të ketë rreth 400 të ftuar dhe mendohet të kap vlerën e 200 mijë lirave turke. Deniz dhe Baris kanë rreth dy vite së bashku. Në një intervistë të mëparshme, Deniz u shpreh se do të martohej atëherë kur ta propozonin. Ndoshta, aktorja turke ka marrë një propozim romantik, por ne ende nuk dimë asgjë./Lapsi.al
