Celine Dion rikthehet, sa do të paguhet vetëm për një këngë në “Lojërat Olimpike 2024”?

U premtoi miliona fansave të saj se do të rikthehet në skenë, pavarësisht problemeve shëndetësore me të cilat po përballet, dhe ja ku është. Rikthimi i madh Celine Dion do të bëhet në kuadër të hapjes së Lojërave Olimpike.

Sipas Page Six, konfirmohet lajmi që po përflitet në njëzet e katër orët e fundit, me rastin e mbërritjes së këngëtares në Paris. Një njoftim nga agjencia thotë se Dion do të këndojë një këngë në ceremoninë e hapjes, pas një ndërprerjeje prej tre vitesh, për shkak të betejës së saj me Sindromën e “Njeriut Awkward” .

Sipas TMZ, megjithëse do të këndojë një këngë, do të marrë një shumë të madhe prej 2 milionë dollarësh. Të jetë kjo e vërtetë?

tpz.al