“Çdo gjë është politike”/ Anxhela Persiteri reagon pasi u rendit në vendin e 21 në Eurovizion: Nuk jam mërzitur fare, mora atë që doja që ishte…

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, Anxhela Peristeri u rendit në vendin e 21 në finalen e mbrëmjes së shkuar të festivalit evropian të këngës.

Në një reagim në Instagram, ajo thekson se rezultati nuk ka ndikuar aspak, pasi siç thotë, çdo gjë është politike.

Peristeri thotë se mori atë që donte nga ky spektakël.

“Ju falënderoj nga thellësia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime!

Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume !  ( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare!

E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj Ju falenderoj qe ishit krenare per mua”, shkruan ajo.

Vendin e parë në këtë festival e fitoi Italian, ndjekur nga Franca dhe Zvicra. Shteti zviceran përfaqësohej nga i riu shqiptar Gjon Muharremi.