Ç’do fundjave në Prishtinë për të dashurin, Luana Vjollca pranon lidhjen në distancë me Krenarin
Prej kohësh moderatorja Luana Vjollca përflitet për lidhjen e saj me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj. Mirëpo ajo nuk e ka pranuar kurrë publikisht lidhjen duke thënë se jeta private do të mbetet private dhe nuk dëshiron të flasë për të në media. Megjithatë në punatën e fundit “Shiko kush luan” ajo zbuloi se po mban një lidhje në distancë, pasi Krenari jeton në Kosovë. Duke pyetur Robert Berishën për largësinë me Norën, pasi prej një muaji ai po qëndron në Tiranë prej angazhimit në “Dance ëith me”, padashje Luana zbuloi largësinë e saj me Krenarin, sipas Icon Style. Roberti iu përgjigj pyetjes së Luanës duke thënë se në fundjavë shkon tek familja, ndërsa Luana ia ktheu:“E di ta besoj, ta qaj hallin!”.