Cardi B tregon se ndarja me Offset nuk lidhet me asnjë tradhëti: Kësaj here nuk qava…

Ndarja e reperes, Cardi B nga bashkëshorti i saj Offset mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale. Ndryshe nga çdo herë tjetër, artistja pohoi se ky divorc nuk ka ardhur për shkak të tradhëtisë nga Offset.

“Sa herë ai ka treguar anën e tij të çmendur, mediat kanë folur për të, ndërsa unë kam qenë gjithmonë duke qarë, gjithmonë e trishtuar sepse nuk më pëlqen ajo lloj jetetse. Kësaj here nuk kam qarë, doni ta dini pse? Arsyeja e divorcit tim nuk është për asnjë arsye me ato situata që mund të kenë ndodhur më parë”, ka pohuar Cardi gjatë një videoje ‘live’ në ‘Instagram’.

Reperja nuk e ka zbuluar ende arsyen e mirëfilltë të ndarjes, megjithatë kjo pritet të bëhet e ditur në javët në vazhdim. Kujtojmë se Cardi dhe Offset janë prindër të një vajze 2-vjeçare, të quajtur Kulture Kiari Cephus./revistawho.com