Can Yaman kapet mat me të dashurën, kush është vajza krah aktorit

Can Yaman tashmë është kthyer jo vetëm në një nga aktorët më të suksesshëm, por edhe shumë të komentuar në shoëbizin turk sidomos për jetën e tij private.

Yaman deri më sot është përfolur për disa lidhje me personazhe të njohur, por kohët e fundit aktori preferoi që jetën private ta ruante sa më larg syrit të publikut.

Megjithatë paparacët kanë arritur të mësojnë se Can Yaman është në një lidhje të re. Madje ata kanë fotografuar të dashurën e aktorit pas takimit të tyre në Ortakoy. Kur mësoi se paparacët po e prisnin jashtë, Yaman qëndroi derisa ata të largoheshin ndërsa e dashura e tij u largua me shpejtësi.

“Sapo u takuam me Canin, thjesht biseduam”-tha e dashura e aktorit, identiteti i të cilës nuk është zbuluar ende./revistawho.com