Calvin Harris heq dorë nga jeta e tij luksoze dhe blen një fermë në Ibiza

Calvin Harris, DJ i njohur duket se i ka ardhur në “majë të hundës” jeta luksoze. Së fundmi ai ka blerë një fermë prej 138 hektarësh në Ibiza. Sipas mediave të huaja, DJ ka shitur dy pallatet e tij miliona dollarëshe në Los Anxhelos gjatë vitit 2020.

Ndërsa është duke prodhuar ende hite të cilat qëndrojnë në krye të top-listave, Calvin tani po shijon fermën e tij të quajtur “Terra Masia”.“The Sun”,raporton se toka e Calvin-it është ‘ferma më e madhe organike’ e Ibiza-s, e cila prodhon gjithçka, nga perimet, vezët dhe deri tek vera. Ferma madje mund të përdorët dhe për organizime festash apo dasmash.

Një burim tha se ‘Calvin punëson një ekip ekspertësh duke përfshirë fermerë dhe kuzhinierë. Por kjo nuk e ka penguar atë të përfshihet dhe rregullisht ‘i ndot duart’, duke ndihmuar në mbjelljen e farave dhe gjithçka tjetër që lidhet me drejtimin e një ferme. Ai është me të vërtetë i pasionuar për atë që ai dhe ekipi po bëjnë’.

Në shkurt 2020 u raportua se DJ Skocez shiti shtëpinë e tij në “Hollywood Hills” të kompletuar me pishinë, kinema në shtëpi dhe bar. Thuhej se Calvin nuk kishte jetuar në shtëpi për pesë vjet dhe po e përdorte atë si një pronë me qira.