Buta flet për ish-të dashurën: Kam bërë gjëra të këqija, ajo nuk më fali
Ai sapo ka lançuar albumin tij të ri “Vjeshtë dimër”, ku thotë se ka jetuar një jetë të vështirë, në mes rrugës dhe dhunës. Reperi i ri kosovar i njohur Buta, në Nd’rrimin e Natës flet për albumin e tij, edhe për gjërat që e bëjnë t’i shkruajë ato tekste. Në njërën nga këngët e tij të reja, ai i dedikon çdo varg një ish-të dashure të tij, të cilën e ka lënduar shumë me disa veprime, për të cilat edhe është penduar, shkruan Prive. “Kam bërë gjëra të këqija, siç duket ende nuk më ka falur’, ka thënë Buta gjatë intervistës në NIN.