Burri i Afërdita Dreshaj poston në Instagram foto të vjehrrës
Një vit më parë, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me dasmën e tyre madhështore që organizuan në Miami. Këngëtarja e modelja shqiptare publikon herë pas here fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj.
Gjithashtu edhe Jakub poston në rrjetet sociale pamje me gruan e tij, ku i bën edhe dedikime dashurie. Por së fundmi ai ka surprizuar të gjithë teksa papritur ka zbuluar se çfarë marrëdhënie ka me vjehrrën e tij. Kindl ka publikuar në “Instastory” një fotografi të nënës së Afërditës, duke kuptuar se mes tyre çdo gjë shkon mirë. Ndërkohë në foto ai shkruan: “Më e mira”./Panorama Plus