Burri i Adelina Tahirit ka vajzë nga martesa e parë, këngëtarja vendos ta prezantojë
Kanë kaluar shtatë muaj që kur këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një djalë, Jonin. Adelina madje i ka hapur të birit edhe një llogari në rrjetin social “Instagram”, ku numëron mijëra ndjekës.
Ndërkohë në intervista të ndryshme, këngëtarja ka përmendur faktin se bashkëshorti i saj, Serjoza Markova ka edhe një vajzë nga një martesë e mëparshme, të quajtur Jana. Së fundmi, Adelina ka publikuar për herë të parë në “Instagram”-in e Jonit një foto me të motrën, e cila e mban në krahë teksa shohin të dy nga aparati./Panorama Plus