Burrat që marrosën princeshë Dianën, ja kush ishte dashuria e jetës së saj

Marrëdhënia e komplikuar e princeshës Diana me bashkëshortin e saj princin Charls ishte vetëm maja e ajsbergut, pasi kronikat e të dashurve të saj para dhe pas divorcit mbretëror, vazhdojnë të shfaqen edhe 22 vjet pas vdekjes tragjike në një aksident automobilistik në Paris.

Por cilët janë burrat që marrosën princeshën e Uellsit?

1. Princi Çarls

Diana-1
Ata patën një ceremoni martesore që e pa e gjithë bota mbarë. Mbretëria e Bashkuar e bëri 29 korrikun e vitit 1981 një ditë kombëtare pushimi, në nder të faktit që princi i Uellsit dhe 20-vjeçarja Diana Spencer u martuan në Katedralen e Shën Palit.
Por përralla nuk zgjati shumë. Me vetëm disa vite martesë, pasi lindën dy djemtë e tyre Uilliam dhe Herri, çifti mbretëror u përfshi në skandale tradhtie, duke u bërë personazhe kryesore të skandaleve në gazeta. Ata u ndanë në vitin 1993 dhe divorci përfundoi në vitin 1996, nga ku Diana mori një përfitim prej 17 milionë paundësh.

2. James Hewitt

Diana-2
Vetë Diana e pranoi se kishte kryer tradhti me flokëkuqin Hewitt, i cili në atë kohë përmendej si babai biologjik i princ Herrit. Lidhja e tyre zgjati pesë vite, dhe pas ndarjes përflitej se ai mendoi të vriste veten. Megjithatë, James mblodhi veten, hapi disa biznese dhe u shiti letrat intime të Dianës, për 10 milionë paund.

3. James Gilbey

Diana-3
Përflitet se ka qenë i dashuri i Dianës gjatë martesës së saj dhe është qendra e skandalit “Skuidxhigejt”. Gilbey, atëherë një shitës makinash, u regjistrua teksa bënte biseda intime në telefon me princeshën. Pas bërjes publike të lidhjes së tyre jashtëmartesore, stresi dhe presioni ishte aq i madh, saqë besohet se princesha i dha fund marrëdhënies vetëm prej këtij shkaku.

4. Barry Mannakee

Diana-4
Një nga dashuritë e hershme të Dianës, ai ishte truproja dhe i besuari i saj. Mannakee ishte i martuar dhe punoi në Pallatin Kensington për një vit, derisa u spiunua se po ngushëllonte Dianën në depresion dhe u lirua nga detyra në vitin 1986. Një vit më pas, kur vdiq nga një aksident me motor, rrethanat u mbuluan me teori konspirative.

5. Oliver Hoare

Diana-5
Shitësi i artit islamik dhe një mik i princit Çarls, thuhet se u bë i afërt me Dianën në vitin 1992, pas vdekjes së babait të saj. Gjashtëmbëdhjetë vjet më i vjetër se Diana, Hoare ishte një aristokrat i kamur dhe revista People raportoi se princesha ishte e fiksuar pas tij. Ndonëse kohëzgjatja e marrëdhënies së tyre nuk është e qartë, Hoare u vu re nga një prej truprojave të Dianës “gjysmë i zhveshur pas një peme në korridor të Pallatit Kensington, duke pirë një cigare”.

6. Hasnat Khan

Diana-6
Kirurgu pakistanez i zemrës që Diana i vuri nofkën “Zotëria i Mrekullueshëm” konsiderohet të ketë qenë dashuria e jetës për princeshën. Marrëdhënia e tyre dyvjeçare u mbajt sekret, ngaqë Khan kishte frikë vëmendjen e medias, të cilën do e merrte pashmangshmërisht si i dashuri i saj. Ata vizituan edhe familjen e Khan në Lahore. Por presioni e çoi ngjarjen shumë larg, Khan mendohet se i ka dhënë fund marrëdhënies në një takim natën vonë në parkun Hyde. Përflitej se Diana ishte shtatzënë me fëmijën e Khan, në kohën e vdekjes së saj.

7. Dodi El-Fayed

Diana-7
Dajana nuk priti shumë pas ndarjes me Khan. Një muaj më vonë, ajo po dilte me Dodi El-Fayed. Por marrëdhënia nuk zgjati shumë. As dy muaj më vonë, pas një pushimi së bashku në një jaht në rivierën franceze, të dy u përfshinë në një aksident me makinë në Paris që u kushtoi atyre jetën. Babai i El-Fayed, miliarderi Mohamed El-Fayed, pretendoi për shumë kohë se aksidenti ishte një ekzekutim konspirativ nga organizata britanike e inteligjencës MI6./Opinion.al