Bujar Qamili zbulon propozimin që i bëri Luana Vjollca: “Më ftoi për drekë dhe…”
Ndoshta mund të habiteni por Luana Vjollca me videon e fundit në Instagram, duke kënduar një këngë popullore na paska paralajmëruar se diçka e re do të vijë. Duket se moderatorja do të ketë disa bashkëpunime me artistin e muzikës popullore qytetare, shkodranin Bujar Qamili. Ai e ka zbuluar këtë sot, i ftuar në “Radio Shkodra”. Bujari ka rrëfyer se ftesa i ka ardhur nga Luana dhe bëhet fjalë për disa “mix”-e që moderatorja do t’i publikojë së shpejti dhe do t’i këndojnë së bashku. Gjithashtu, këngëtari i mirënjohur ka treguar se Luana i ka premtuar se suksesi do të jetë më i madh se ai që arriti me bashkëpunimin me Mateus Frrokun.”Luana më thirri për drekë dhe aty më bëri propozimin për bashkëpunim muzikor. Bëhet fjalë për 3 këngë “remix” të Luanës që do t’i këndojmë së bashku dhe besoj se do të kemi një sukses. Luana më ka premtuar se me këtë bashkëpunim do t’ia kalojmë suksesit që pata me Mateusin. Luana ka marrë gjithçka përsipër dhe besoj se do të jetë një prej bashkëpunimeve më të sukseshme gjatë kësaj vere. Unë jam i hapur për bashkëpunime dhe aq me tepër me Luanën, besoj se jemi të gjithë dakord se ia vlen.”- ka përfunduar Bujari, siç thuhet në shkrimin e Blitz.al.
Siç duket, kjo verë do të jetë e mbushur me bashkëpunime dhe me këngë të cilat do të na shoqërojnë gjatë pushimeve e jo vetëm.