Brunilda Lahe në Turqi për të takuar Tolgahanin, burrin e Almeda Abazit

Brunilda-Lahe-1

Bashkëshorti e miss-it Almeda Abazi, Tolgahani Sayısman ka dhënë një intervistë televizive për gazetaren e “Tring”, Brunilda Lahe. Ajo udhëtoi gjatë muajit maj drejt Turqisë për t’i marrë një rrëfim ekskluziv aktorit simpatik, që njihet si Çenari i serialeve turke. Pas intervistës, gazetarja ka mundur të bëjë një foto me çiftin e sapomartuar, ndërsa ata i kanë hapur dyert e apartamentit luksoz asaj dhe stafit të televizionit nga Shqipëria. Ish-missi&aktorja, Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahani Sayısman, i njohur nga shikuesit si Çenari kurorëzuan dashurinë e tyre në muajin shkurt, gjatë një ceremonie në Beverly Hills. Martesa private ishte vërtet përrallore, ndërkohë që nuk munguan pa dalë në skenë pjesëtarët e tjerë të familjes së dhëndrit turk, pikërisht motra e tij, Nil Sayisman. Në foton e shkrepur me nusen shqiptare të vëllait, ajo bëri urimin e saj special, duke i dedikuar çiftit fjalë shumë të ëmbla.