Brooklyn Beckham do të martohet, por i vetmi që nuk do të ketë rol në dasmë do të jetë David

Në mediat e huaja shkruhet së fundmi se djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn do të martohet verën që vjen me partneren e tij, Nicola.

Sipas “The Sun”, shoqëruesit e Brooklyn do të jenë dy vëllezërit e tij, Rome dhe Cruz, ndërsa motra e tyre e vogël Harper do të jetë shoqëruesja nuses.

Fustanin e Nicole do ta dizejnojë vetë Victoria dhe me sa duket i vetmi që nuk do të ketë një rol në dasmë do të jetë David.

Ceremonitë do të jenë dy e do të mbahen në vendin e nuses dhe të dhëndërit. Kujtojmë se çifti e shpalli fejesën në muajin korrik, kur Brooklyn i propozoi Nicole me unazën me diamant.