Britney Spears, kundër djemve të saj: Ata janë të këqinj
Britney Spears ka akuzuar së fundmi djemtë e saj adoleshentë se janë treguar shumë të këqinj me të gjatë vizitave në shtëpinë e saj.
“Unë e di se adoleshentët janë thjesht të vështirë për t’u përballur me… por le të jemi realist”, shkroi fituesja e Grammy në një postim të gjatë në Instagram të mërkurën
“Ka një ndryshim të madh mes të qenurit arrogant dhe të qenurit i keq,” vazhdoi ajo. “Ata më vizitonin, hynin në derë, shkonin direkt në dhomën e tyre dhe mbyllnin derën.
Britney u tha ndjekësve të saj se ndërsa ajo kishte dy ditë në javë me djemtë e saj ose tre ata “qëndronin vetëm një ditë”.
Ajo vazhdoi t’i quajti vitet e adoleshencës një moshë “të çuditshme”, duke shpjeguar, “Unë nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tyre!!! … Gjithmonë tentoja ti kuptoja dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ata ndaluan së ardhuri në shtëpi.Doja shumë që ata të më donin”.
Reagimi i Spears erdhi katër ditë pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline tha në një intervistë për ITV se fëmijët e tyre kanë zgjedhur të mos e shohin atë për disa muaj dhe gjithashtu vendosën të mos merrnin pjesë në dasmën e saj në qershor me Sam Asghari.
Këngëtarja e cila ishte e martuar me balerinin nga viti 2004 deri në 2007, e quajti intervistën “të lëndueshme”./Lapsi.al