Brenda vilës luksoze të Blendi Fevziut, gazetari freskohet në pishinën e tij

Ai është një ndër gazetarët më të komentuar në vend, e kryesisht edhe për pasurinë e tij dhe shtëpinë luksoze. Ditën e djeshme, moderatori i njohur i “Opinion”, Blendi Fevziu ka zbuluar një pjesë nga vila e tij, teksa shihet duke notuar në pishinë. Të dielën, Fevziu ka vendosur ta kalojë në shtëpi dhe jo në plazh, duke shfrytëzuar hapësirën e tij të pishinës, rrethuar nga gjelbërimi në çdo cep.