Brenda super festës së 23-vjetorit të të dashurës së Olsi Bylykut me të ftuar VIP, këngë dhe batuta nga aktori i humorit
Olsi bylyku dhe Egli Tako e zyrtarizuan lidhjen e tyre vitin e kaluar, duke u kthyer në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar.
Herë pas here, çifti poston foto e video krah njëri-tjetrit në rrjete sociale, ku nuk mungojnë edhe ato të mbushura me humor, si rezultat i Olsit.
Mbrëmja e djeshme ka qenë e veçantë për Eglin, pasi ajo ka festuar 23-vjetorin nëpërmjet një festë të organizuar në qiell të hapur, ku ka patur disa të ftuar, mes të cilëve Klea Huta, Elgit Doda, Visjan Ukcenaj, Fifi etj.
Nga videot e publikuara në rrjete sociale nga të ftuarit, vihet re se Egli e ka shijuar shumë këtë mbrëmje, teksa kërcen e këndon në mes të të gjithëve. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, të shkurtër, ndërsa për kontrast, partneri i saj ishte veshur me të zeza.
Mes puthjeve, njerëzve të dashur, batutave dhe super atmosferës, festa mund të ketë zgjatur që në orët e para të mëngjesit.
Mesa duket, çdo gjë do të ruhet si një kujtim i bukur, pasi në festë nuk mungonin as kamerat.
/Panoramaplus.al