Brenda garderobës së Fatmir Hysenbelliut: Sa kanë kushtuar këpucët më të shtrenjta të tij?

Të gjithë bëhemi kuriozë kur vjen fjala të kontrollojmë garderobën e dikujt. Ajo çfarë na kuriozon më shumë janë pikërisht çmimet. Këtë të shtunë Pop Culture ka qenë në shtëpinë e Fatmir Hysenbelliut, i cili i ka treguar Kildës koleksionin e këpucëve të tij. Në garderobë ndodhen rreth 150 palë këpucë, dhe Fatmiri ka rrëfyer se cilat janë më të shtrenjtat, të lirat apo të preferuarat e tij.

Cilat janë këpucët më të shtrenjta, është pyetur ai duke treguar më pas një palë çizme Gucci të cilat kushtojnë plot 1200 dollarë.

Më tej ai ka rrëfyer se i ka ndodhur të blejë një palë këpucë në numrin 40.5 edhe pse numri i tij i këmbës është 42 vetëm sepse i kanë pëlqyer shumë./News31.al