Brenda festës madhështore, Aurela Hoxha feston ditëlindjen në Barcelonë
Ditën e djeshme, Aurela Hoxha mbushi 34 vjeç dhe vendosi ta festonte ditëlindjen e saj rrethuar nga miqtë më të ngushtë dhe në një vend të mrekullueshëm, larg Tiranës. Bashkë me Endrit Mërtirin dhe Dorina Gegiçin, Aurela ka organizuar një festë madhështore në Barcelonë.
Tematika e festës ishte e përafërt me atë të ‘Gatsby’, pasi nga fotot dhe videot e publikuara mund të dallohen maskat apo veshjet e stilit ’90. Festa u shndërrua në një koncert me muzikë dhe balerina shumë të talentuara. Aurela kishte veshur një fustan me thekë, i cili i tregonte në mënyrë perfekte linjat e trupit. Kujtojmë që modelja nxorri koleksionin e saj të të brendshmeve pak kohë më parë, shkruan Who.