Brenda dasmës VIP; gruaja e Ardit Gjebresë “xing” me nusen e Getoar Selimit
Moderatori i njohur Ardit Gjebrea së bashku me bashkëshorten e tij Anilën, ishin pjesë e dasmës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit. Showman-i i njohur uroi çiftin me një urim special poshtë fotos nga ceremonia martesore që u zhvillua mbrëmë në Gjirin e Lalzit, ndërsa shkruante: “Për Marinën dhe Getin vetëm ditë të lumtura urojmë!” Në foton në fjalë bie fakti që gruaja e Gjebresë ka bërë xing me nusen, pasi shihet të ketë veshur një fustan të bardhë. Çifti Gjebrea duket se e gdhinë dasmën, pasi më pas Arditi publikoi dhe disa video shkëputur nga afterparty, ku shihej Marina duke kërcyer me një gotë shampanjë në dorë.