Bora Zemani tregon ç’po i ndodh me Vin Velin: Ish- bashkëshorti nuk mund të kthehet në…
Një nga ndarjet më të përfolura të 2017-ës, ishte ajo e prezantueses së emisioneve sportive, Bora Zemani dhe Dj Vin Velit. I pari që foli për ndarjen ishte Vini, duke e deklaruar publikisht se ai dhe Bora i kishin dhënë fund martesës. Ndërkaq e ftuar në “Pop Culture”, Bora ka treguar se ç’po ndodh mes tyre pas ndarjes. Bora tregoi se ajo dhe Vini nuk janë më shokë, por vazhdojnë të flasin për hir të djalit. “Fotot në Instagram me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën. Mes nesh nuk ka hatërmbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish- bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në Instagram, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy Instagramin e hapur dhe s’ka asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. S’ka lidhje fare me këtë gjë”. Por a do të ketë një ribashkim të çiftit? “Jo, nuk ka rikthim me Vinin. Ka mbaruar çdo gjë”, është shprehur Bora.