Bora Zemani prezantuesja më e re e “E diela shqiptare”

Bora-Zemani-2

Në sezonin e ri të emisionit “E diela shqiptare” përkrah moderatorit Ardit Gjebrea do të jetë prezantuesja Bora Zemani. Bora do të jetë imazhi i ri i së dielës e cila do të qëndrojë pranë publikut për javë të tëra. Përpos emisionit moderatorja do të prezantojë edhe festivalin “Kënga Magjike”, shkruan Who. Megjithatë burimet bëjnë me dije se krah Gjebreas nuk do të jetë vetëm Bora, por edhe një vajzë tjetër e njohur që për momentin mbetet surprizë.