Bora “surprizon” Bora Zemanin në mesnatë, feston 27-vjetorin në mënyrën unike

Ditën e sotme moderatorja simpatike e ekranit shqiptar, Bora Zemani feston 27-vjetorin e lindjes. Festimet për të kanë nisur që në mesnatë duke u surprizuar nga njerëzit dhe miqtë e saj të afërt. Një surprizë të veçantë kishte rezervuar edhe moti për të, duke qenë se në mbrëmje ra për herë të parë borë në Tiranë për këtë vit dhe moderatorja nuk mund ta humbiste këtë rast për të festuar. Së bashku me mikeshat e saj ajo ka dalë jashtë për të shijuar këtë moment të veçantë në ditën e saj më të rëndësishme.

Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ disa video, në të cilat shihet shumë e lumtur duke kënduar nën bardhësinë e dëborës, shkruan Who.Gjatë ditës së sotme surprizat do të jenë të shumta për të, por me siguri ky do të mbetet momenti dhe kujtimi më i veçantë për 27-vjetorin.