Bora e shiti varësen e Donaldit te dollari, kjo është kënga ku shkruhet historia e tradhtisë në BBVIP
Prej disa ditësh, çifti i showbizz më i përfolur i momentit, Donald Veshaj dhe Beatriks Ramoasj kanë marrë komente të shumta, si pozitive dhe negative, si nga publiku i gjerë si nga personazhet publikë.
Tundimit për të komentuar, nuk i ka shpëtuar as Olsi Bylyku, i cili ka zgjedhur një mënyrë më të veçantë për të folur rreth të ashtuquajturit trekëndëshi i dashurisë.
Tashmë historia Bora-Donald-Beatriks, ka edhe një “këngë”, falë Olsi Bylykut.
Aktori i humorit ka postuar në Instagramin e tij një video rreth 60 sekonda, ku këndon me nota humori dhe ironie për reagimet e publikut kundrejt disa situatave të ndodhura në BBV, duke pasur në fokus Donaldin, Borën dhe Beatriksën.
Aktori ka ironizuar reagimet dhe përjetimet e forta të publikut me reality show-t.
“U bënë dy javë që dhe psikologu më tha po kaloj. Si do shkojë kjo puna e shqiptarit? Po na shkurtohet jeta me këto hallet e ekranit. Një herë Për’Puthen, tani Big Brother Vip. A keni shpirt që na torturoni neve ditë për ditë’’
Ndër të tjera, në lidhje me tre personazhet e përfshirë në historinë e dashurisë ai thotë:
“Gati shpirti sa s’na plasi, Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa tha: ‘Phyy të dhjefsha surratin’. Por prap nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha e shiti te dollari”.
Ndërkohë në përshkrimin e videos Olsi Bylyku ka shkruar: “Shpresojme te vijne dite sa me te mira per Shqiptaret, dhe te gjitha keto halle te mbarojne…’’
Videoja ka shkaktuar humor në rrjet, i reflektuar edhe në komentet tek postimi i Olsi Bylykut.