Blogerja suedeze: Kam vite pa pirë ujë
Sofia Prana, e famshme në Youtube, ka shkaktuar shumë debat pasi deklaroi se ajo nuk kishte pirë ujë që para një vit si pjesë të një dietë të re.
Në një video për dietën e saj Prana tha: “ Unë nuk pi ujë. Nuk kam ujë në shtëpi. Nuk e di se kur ishte hera e fundit që bleva një shishe ujë.” Ajo thotë se ha shumë fruta për të qënë e hidratuar dhe se ata përmbajnë ‘ujë të gjallë’. Ajo shpjegon: “ Muskujt konsistojnë në 99% molekula uji, por ai në ta nuk është ujë i zakonshëm, por ka përbërje tjetër.” “Ky ujë, H3O2, është më alkalin dhe ka një ngarkesë negative dhe të jep energji. Prandaj unë e marr ujin nga frutat, perimet dhe arra e kokosit.”
Prana thotë që ajo nuk ndihet më e etur dhe lëkura e saj shkëlqen. Por ekspertët thonë se ky trend është i rrezikshëm dhe aspak i shëndetshëm.