Blero 40-vjeçar: S’ka mashkull si unë në këtë moshë, do të bëhem prind për herë të dytë

Blero Muharremi është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku shqiptar, ndërkohë që jeta e tij lakohet gjithmonë e më shumë për shkak të lidhjes me modelen, Afrona Dika. Në një intervistë për “Prive.al” ai ka folur jo vetëm për muzikën, por edhe për sekretin e pamjes së kuruar që ka. Këngëtari kujdeset për veten dhe bashkë me të dashurën e tij, Afronën, ushtrohen në palestër. Madje duke u ndjerë superior karshi 40-vjeçarëve të tjerë, Blero aspak modest, tha se nuk gjen një mashkull të dytë si si ai, pra që të duket kaq në formë kështu në këtë moshë. Ndërkohë për planet e tij në të ardhmen, këngëtari tregoi se pritet të publikojë së shpejti projektet e reja të tij. Ai madje pranon se ndihet i gatshëm të zgjerojë familjen, duke sjellë në jetë një fëmijë të dytë me Afronën. Blero është baba i një vajze nga martesa me prezantuesen dhe aktoren nga Kosova, Teuta Krasniqin.