Bleona Qereti ngriu vezët, zbulon edhe sa kohë i duhet të bëhet nënë

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, ka qenë shumë transparente me fansat dhe ndjekësit e saj, duke treguar hap pas hapi një procedurë tejet personale. Qereti e cila e ka bërë publik vendimin për ngrirjen e vezëve, ka treguar se si shkon procedura ndërsa një gjë e tillë, bëhet nga gratë të cilat më vonë në jetën e tyre duan të kenë fëmijë. Këngëtarja e cila është single dhe nuk ka ndonjë partner në jetën e saj që ajo e ka konsideruar të denjë t’ia prezantojë publikut, megjithatë dëshiron fëmijë.

E pyetur nga Prive se kur pritet të bëhet nënë ajo ka thënë: “Ngrirja e vezëve është proçedurë. Ka edhe dy vjet të mbarohet si punë e pastaj shohim!”, ka thënë këngëtarja sipas të njëjtit burim.