Biznesmeni gay: Pastor je shumë i bukur, shokët e mi në Amerikë të kanë fiksim

Ditën e djeshme Papa Francesku ka deklaruar se edhe homoseksualët janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë të kenë një familje. Ata nuk duhet të dëbohen dhe të ndihen keq për atë që janë, madje ai është shprehur se është pro për krijimin e një ligj për partneritetin civil. Në këtë mënyrë, ata do të jenë të mbuluar ligjërisht.

Për të disktuar rreth kësaj deklarate në emisionin Rudina në Tv Klan, kanë qenë të ftuar Pastori i Kishës “Ungjilli i Krishtit”,Akil Pano dhe ish-atletistja Klodiana Shala, ndërsa në një lidhje me Skype do jetë sipërmarrësi Elton Ilirjani dhe Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave LGBTI.

Biznesmeni Elton Ilirjani ka dashur të bëjë bisedën me pastorin sa më shumë komike duke e komplimentuar atë dhe i thotë se shokët e tij amerikanë e kanë shumë qejf dhe e vlerësojnë shumë.

Elton Ilirjani: Unë e kam shumë qejf pastori, madje shumë miq të mi këtu në Neë York thonë sa pastor i bukur, e vlerësojnë shumë amerikanët se është i mirë. Madje edhe disa shoqe të mia shqiptare të kanë shumë qejf pastor. Ne jemi krijesa shumë të bukura të Zotit.

Akil Pano: Si të të drejtohem zoti apo zonja Ilirjani?

Elton Ilirjani: Zoti sepse unë jam mashkull. Çështë kjo martesa treshe që po flet? Kështu bëni ju dhe na godisni ne. Ju thoni që ne jemi njerëz që shkojmë me shumë persona, nuk është e vërtetë. Ne nuk shkojmë në marrëdhënie treshe. Ke shqiptarë aty që bëjnë gjëra shumë perverse dhe e ha unë, Xheni dhe shumë të tjerë.

Akil Pano: Zoti Ilirjan unë thashë që në momentin që legalizohet martesa brenda të njëjtës gjini, hiqet steka e moralit që do të thotë se mund të kemi 3 individë, mund të kemi 2 burra dhe një grua ose 2 gra dhe një burrë që duam të hymë në një martesë.

Xheni Karaj: Mos keqinformo publikun. /tvklan.al