I biri feston 8-vjetorin, Ledina Çelo kujton ditën që i dha kuptim jetës

Djali i Ledina Çelos feston 8-vjetorin e lindjes dhe emocionet që po përjeton e gjithë familja janë të mëdha. Vendi që kanë zgjedhur për të festuar ditën speciale është ‘Disney Land’. E gjithë familja është nisur drejt Parisit nga ku kanë pritur ndërrimin e orëve për të uruar Erlisin.

Ledina-Celo-2

Krahas një fotoje të shkrepur gjatë vizitës në parkun më të madh të lojërave në botë, Ledina ka shkruar fjalët më të ëmbla për djalin. “Sot 8 vite më parë ti i dhe kuptim jetës sime Erlis”,-ka shkruar këngëtarja, duke përmbledhur me një fjali emocionet e saj. Ledina është nënë edhe e një vajze më të vogël, momente krah së cilës i ndan shpesh me ndjekësit në ‘Instagram’, shkruan Who.