
Biografia e Elton John premierë në Kanë
Filmi biografik për Elton John do jetë premierë në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm. “Rocketman” do shfaqet më 16 maj në festivalin e French Riviera, dy javë para se të publikohet në Shtetet e Bashkuara. Paramount Pictures konfirmoi premierën në Kanë të martën. Roli i këngëtarit legjendar do të luhet nga aktori Taron Egerton, shkruan Lapsi.al. Regjisori i Rocketman është Dexter Fletcher.
