“Bihter” feston ditëlindjen dhe bashkëshorti i tha kaq fjalë të bukura sa duhen mbajtur shënim

Një nga aktoret më të famshme nga telenovelat turke që nuk besojmë se ka teleshikues që nuk e njeh nga roli i saj si “Bihter”, Beren Saat feston sot ditëlindjen. Beren mbush 37-vjeç dhe kjo ditëlindje e gjeti të plotësuar, si në karrierë ku numëron dhjetëra role, edhe në jetën personale, ku prej kohësh po shijon martesën me këngëtarin Kenan Dogulu.

Dhe meqë jemi tek martesa, Kenan dhe Bihter vetëm vitet e fundit po e shijojnë siç duhet marrëdhënien e tyre pasi dikur ndarjet ishin të shpeshta. Sot ata kanë kuptuar se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin e kudo i sheh bashkë.

Në këtë ditë speciale për Berenin nuk mund të mungonte urimi i Kenanit, i cili nuk u mjaftua me dy fjalë të thjeshta, por i bëri një dedikim të veçantë aktores. Kenan publikoi dhjetë foto të tyre së bashku që nga dasma tek udhëtimet dhe shkroi këto fjalë që me siguri e kanë emocionuar Berenin:

“Të dua drita e syve të mi! Sa i lumtur jam që ke lindur dhe që rrugët tona u kryqëzuan. Pavarësisht sa e vështirë është jeta, ne së bashku e kthejmë në festë. Shpirti jot i bukur le të jetë gjithmonë i lumtur dhe i qetë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kenan Doğulu (@kenandogulu)