Bie numri i të shtruarve, situata më e stabilizuar në spitalet Covid

Lajme të mira nga dy spitalet COVID në vend ku me sa duket ka një situatë më të qetë me shtrimet dhe rastet e koronavirusit.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 135 persona aktualisht. “Janë 10 pacientë në terapi intensive, 4 në intubim. Kemi një rënie drastike të numrit të të shtruarve që prej 13 korrikut kur u rikthye në spital COVID. Situata në spital konsiderohet më e stabilizuar dhe kjo ka ndikuar dhe në shërbim. Kemi një gjendje më të përmirësuar në spitalin e Sanatoriumit ku shërbejnë 15 mjekë primarë por edhe mjekë specializantë dhe dhjetëra infermierë”, raportoi gazetari i news 24.

Sipas tij, dhe në spitalin Infektiv raportohen më pak shtrime se një javë më parë. Në 24 orët e fundit ka pasur 11 referime urgjencash, një shifër më e ulët se ditët paraardhëse.