Beyonce dhe e bija i mahnisin të gjithë me veshjen e njëjtë në premierën e “Lion King”

Beyonce dhe vajza e saj, Blue Ivy janë shfaqur së bashku në premierën e ‘The Lion King’. Veshjet e tyre padyshim morën të gjithë vëmendjen që meritonin, pasi ishin të kombinuara bukur dhe padyshim rrëzëllitëse. Beyonce kishte veshur një xhaketë-fustan të Alexander McQueen dhe e kishte kompletuar pamjen me sandale, bizhuteri dhe kristale. Edhe e bija, Blue Ivy mori po aq shumë vëmendje. E veshur pak a shumë si nëna e saj, por me ngjyra me të errëta, ajo u shfaq e buzëqeshur dhe me një qëndrim të admirueshëm, shkruan Who.Kujtojmë se këngëtarja me famë botërore është pjesë e filmit në rolin e Nala dhe që nga koha kur ka nisur promovimi i tij, Beyonce është shfaqur gjithmonë e më e bukur dhe e kuruar në çdo detaj. ‘The Lion King’ është risjellje në version më të përparuar nga ana vizuale e filmit me të njëjtin emër që e pati premierën në 1994-ën.