Bert Dumani turist në Turqi, ja ç’thotë për vilën luksoze ku u xhirua “Fate të kryqëzuara”
Albert Dumani është drejtori i programacionit në “Tv Klan”, dhe ai që përzgjedh e nënshkruan kontratat e blerjes së serialeve të famshëm turk. Ai ndodhet në një udhëtim në Turqi, duke shijuar Bosforin, ngushtica detare që lidh Detin e Zi me detin Marmara. Duket se Berti i është afruar shumë vilës madhështore ku u xhirua seliali “Fate të kryqëzuara”, me zonjë shtëpie aktoren protagoniste, Ebru Özkan. “Nuk ishte Dilara në vilë”, shkruan Berti në fotot ku duket ndërtesa në sfond. Duket se ai është dashuruar jo vetëm me natyrën, qytetërimin stilin e jetësës turke, por edhe me gjuhën pasi u përgjigjet miqve kryesisht në turqisht. /Story.al/