Berguzar Korel feston ditëlindjen, emocionohet nga supriza e fansave (FOTO)
Aktorja turke Berguzar Korel së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj të 38.
Aktorja mori urime nga të afërmit, miqtë dhe nga fansat të cilët kishin përgatitur një suprize të bukur për të.
Përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se fansat kanë hapur një librari me emrin e saj.
Libraria është hapur në një shkollë fillore dhe mban emrin “Berguzar Korel”.Berguzar i falenderoi fansat me një postim ku shprehej shumë e lumtur për këtë dhuratë.
“Ndihem sikur kam lindur sërish çdo ditëlindje, falë jush. Jam plot shpresë. Jam falenderuese. Jam mirënjohëse. Faleminderit shumë, prezenca juaj më bën të ndihem më e fuqishme dhe e lumtur. Ju dua të gjithëve”-shkruan aktorja.